Legjenda e futbollit italian Francesco Totti bëhet armiku i serbëve për shkak të Dua Lipës

Shpërndaje

Fotoja që postoi Dua Lipa me banderolën e famshme “Autochthonous”, ku shihet harta e Shqipërisë Etinike, ka shkaktuar shumë zemërim tek serbër. Ajo është sulmuar shumë edhe nga personazhe të njohur serb, por këngëtarja sqaroi se nuk kishte aspak qëllim të nxiste urrejtje.

Postimin e Duas me banderolën që Ballist Morina shpalosi në Beograd në ndeshjen Serbi-Shqipëri, e ka pëlqyer edhe legjenda e futbollit italian Francesco Totti.

Kjo gjë nuk i ka shpëtuar as mediave serbe duke iu kundërvënë.

“Edhe ti vëlla?! Princit të Romës i pëlqen fotografia skandaloze e Dua Lipa”, shkruan një media serbe.