Lëvizja BESA – Tearcë: Pa aftësia e Isen Asanit dhe e BDl-së e ka lënë pa uji të pijshëm Tearcën në kohë pandemie

Shpërndaje

Uji është kushti elementar për jetën e njeriu, dhe se pa uji nuk ka jetë. Në kohë të një pandemie globale, që na ka kapluar edhe neve fshati Tearcë përballet ne problemet e ujit të pijshëm disa ditë me radhë. Për të qenë edhe më e keqja, këto ditë edhe temperaturat janë shumë të larta. Gjithashtu, në kohë të pandemie nevoja është më e madhe për larjen e duarve sa ma shpesh që është e mundur.

Nga pa aftësia e komunës dhe kryetarit të saj Isen Asani po vuajnë shumë fshatra, edhe pse pikërisht në zgjedhjet lokale personi në fjalë ka marr më shumë vota po në fshatin Tearcë. Komuna në radhë të parë duhet të kujdeset për qytetarët e jo vetëm për interesat e tyre personale dhe klanore.

Gjithashtu, punohet edhe rreth ndërtimit të hidrocentralit që në fakt është në dëm të qytetarëve dhe qytetarët jane kundër kësaj, por ata veprojnë si “kapo” sepse natyrën e shfrytëzojnë për përfitimet personale, pamvarësisht rrezikimit të shëndetit qytetarëve.

Lëvizja BESA – Tearcë, kërkon llogari nga institucionet përkatëse, të sqarojnë para banorëve të vërtetën e ujit, të mos arsyetohen se gjoja është nga vërshimet, siç u arsyetonin muaji më parë për ndotjen e ujit nga “kafshët”, e cila pas analizave të bëra u vërtetua se në uji gjendet bakteria “esheria coli”.

Përgjigjen më të mirë këtyre dështakëve politik, do ta marrin më 15 korrik, ku koalicioni “MUNDEMI” i përbërë nga Lëvizja BESA do të del e para dhe do ta mposht BDl-në e lodhur, të dështuar dhe të korruptuar.

Lëvizja BESA – Dega Tearcë