LSDM: Arsyet e humbjes, VMRO-DPMNE dhe Mickoski t’i kërkojnë tek vetvetja

Shpërndaje

LSDM ka reaguar ndaj konferencës për shtyp të zëdhnësit të VMRO-së Dimçe Arsovski duke thënë “pas humbjes së tretë të zgjedhjeve, VMRO dhe Mickoski duhet t’i kërkojnë arsyet e humbjes tek ata”.

“Në zgjedhjet e 15 korrikut në atmosferë fer, të lirë, demokratike dhe të sigurt, qytetarët në mënyrë masive mbështetën konceptin e LSDM-së dhe koalicioni ‘Mundemi’”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata thonë se fitoi koncepti i zhvillimit, koncepti që sjell BE dhe NATO, koncepti që nuk çon prapa dhe se janë mposhtur të gjitha politikat anti-NATO dhe anti-NATO të VMRO-së dhe Mickoskit.

“Derkoski, kreu i KSHZ-së nga radhët e VMRO-së duhet të përgjigjet para opinionit për ndodhitë në ditën e zgjedhjeve dhe publikimit të rezultateve. Më kot VMRO kërkon zgjedhje”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.