Maqedonia e Veriut drejt Listave të Hapura

Shpërndaje

Maqedonia e Veriut do të diskutojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor teksa si propozim qëndron pikërisht ndryshimi i sistemit zgjedhor.

Partitë politike kishin rënë dakord për diçka të tillë paraprakisht para zgjedhjeve të parakohshme të 15 korrikut teksa tashmë do të shkojë në ndryshim të Kodit Zgjedhor.

Nga qëndrimet që kanë mbajtur partitë deri tani, asnjëra nuk e do sistemin aktual proporcional rajonal por duan Lista të Hapura por të ndara në disa njësi zgjedhore.

Aleanca për Shqiptarët kërkon 8 njësi, por dy partitë më të mëdha VMRO- DPMNE dhe LSDM duan vetëm një njësi zgjedhore.

BDI nga ana tjetër nuk ka ende qëndrim apo propozim për sistemin por është kundër vetëm një njësie zgjedhore.

Por ndërkohë i njëjti proces po ndodh në Shqipëri teksa më 30 korrik është garantuar nga mazhoranca se do të miratohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese që sjellin Listat e Hapura.