Me vendimin e ri nga Qeveria, mbyllen lokalet gjatë natës

Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur strategjinë e re të Qeverisë në luftën kundër koronavirusit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas takimit me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, ka bërë të ditur rregullat e reja që ka ndërmarrë qeveria pas rasteve të fundit me koronavirus në vend.

Hoti ka bërë të ditur se duke e parë që lokalet, kafiteritë e restorantet nuk po i respektojnë rekomandimet, atëherë siç tha Hoti, është rekomanduar që të ndryshojë orari.

“Lokalet e gastronomisë mbyllen nga ora 21:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit. Lejohet puna vetëm në hapësira të hapura dhe take away”, theksoi Hoti.

Kreu i ekzekutivit shtoi po ashtu që do të përgjysmohet edhe numri i udhëtarëve në transport publik.