Mexhiti thotë, “unë e bëra Çairin komunën më moderne në Shkup”, por harron të përmend edhe ‘lumin’!

Shpërndaje

Izet Mexhiti kandidat i BDl-së në zonën zgjedhore nr.1 para se të mbajë fjalimin, në takimet me qytetarët ka thënë se gjatë tre mandateve të tij, e ka bërë Çairin ndër komunat më moderne në Shkup, por ai harron se para disa ditëve Çairi i bë me ‘lum’ për shkak të keqmenaxhimit të tij disa vjeçare dhe pasardhësit Visar Ganiut, njofton ALBAZONE MEDIA.

Je çka ndodhi disa ditë më parë pas rreshjve të shumta shiu në Çairin e Izet Mexhitit dhe Visar Ganiut.

Koha për ‘peshkim’ në Çair të Shkupit

Banorët e Çairit pas çdo shiu ballafaqohen me problemin e vërshimit të kanalizimit. Ky është rezultat i ndërtimeve të reja në Çair, ku gjatë qeverisjes së BDl-së 12 vite me radhë ndërtohen objekte të banimit pa asnjë centimetër zgjërim të rrjetit të kanalizimit, njofton ALBAZONE MEDIA.

Komuna e Çairit disa vite me radhë udhëhiqet nga kuadri i BDl-së, tani të shohim a është ‘Koha për Kryeministrin e parë shqiptarë’ apo ‘Koha për peshkim’?!

Më poshtë ju sjellim edhe video:

Premtimet dhe lëvdatat e Izet Mexhitit:

“Kemi edhe 10 ditë deri në zgjedhje dhe të përveshim krahët e të punojmë që të vulosim fitoren e BDl dhe vendbanimeve shqiptare dhe të sigurojmë deputetin e dytë dhe ne mund të befasohemi me rritjen deputetëve shqiptarë por votë nuk kërkojmë të mposhtim të tjerët, ne mundohemi sa më pak të meremi me ata dhe japim porosi të na lënë rehat por të na mbështeteni të ballafaqohemi me VMRO dhe LSDM, ne votëm e kërkojmë për të ndryshuar pozitën e shqiptarëve në të gjitha sferat”, ka thënë mes tjerave Mexhiti para banorëve.

Bartësi i listës së BDl-së në zonën zgjedhore numër I, Izet Mexhiti para banorëve të Studeniçanit ka kërkuar mbështetjen për subjektin tij politik si dhe për idenë e realizimit të kryeministrit shqiptarë në vend, duke thënë se tashmë beteja e tyre politike bëhet me LSDM dhe VMRO e jo me partitë më të vogla, raporton Zhurnal.mk.

“Ne jemi gjithë ushtarë të Ali Ahmetit e ftova të jetë prezent edhe Blerimi se shtylla e tretë është Studeniçani dhe pas kësaj duhet bashkangjitur edhe degët më të vogla por sonte jemi këtu për të dhënë porosinë e bashkimit të shqiptarëve në Shkup dhe punojmë për një fitore të madhe dhe shpërndarje të re të pushtetit Cairit, Sarajit dhe Studeniçanit që të rreshtohen drejtë fitimtarëve aty ku mund të kthejmë me vlera me projekte dhe Shkupi të kthehet sa më unik”, ka thënë para banorëve të kësaj zone Mexhiti.

Ai mes tjerave ka thënë se nuk do të befasohen nëse numri i deputetëve shqiptarë do të rritet. Para se të mbajë fjalimin, në takimet me qytetarët Mexhiti ka thënë se gjatë tre mandateve të tij, e ka bërë Çairin ndër komunat më moderne në Shkup.