Ministri gjerman për Evropë ia uron fitoren Zoran Zaevit

Shpërndaje

Ministri gjerman për Evropë, Michael Roth në ‘Twiter’ ia uroi fitoren kryetarit të LSDM-së dhe koalicionit ‘Mundemi’.

“Urime për Maqedoninë e Veriut, Zoran Zaevin dhe Nikolla Dimitrovin. Lajm i mirë është se zgjedhjen u mbajtën pa probleme”, shkruan Roth, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai më tej shton se duhet të kapemi për punë dhe, siç shkruan ai, t’u mbështesim në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ndryshe, sipas KSHZ-së por jo ende zyrtarisht, koalicioni “Mundemi’ ku në krye është LSDM ka 46 mandate, që e bën koalicionin me më së shumti mandate.