Nesër dhe gjatë fundjavës reshje të rrëmbyeshme lokale dhe erë e përforcuar

Shpërndaje

Nesër dhe gjatë fundjavës në orët e pasdites do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me reshje lokale të rrëmbyeshme dhe erë të përforcuar.

Të shtunën në disa vende proceset do të jenë më intensive në formë të motit të ligë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 13 deri 23 gradë Celsius, ndërsa ato të ditës prej 28 deri 36 gradë Celsius.

Nga e hëna sërish mot me diell me rritje të temperaturave.