Nesër dhe pasnesër temperatura deri 40 gradë, stabilizim nga e diela

Shpërndaje

Temperatura e ajrit nesër dhe pasnesër sipas paralajmërimeve të meteorologëve do të ngritët deri në 40 gradë Celsius, ndërsa UV indeksi do të jetë 9.

Nga DPHM paralajmërojnë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.

Nesër moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura do të sillet prej 30 deri në 40 gradë. Ajo gjatë mëngjesit prej 14 deri në 24 gradë Celsius.

Nën ndikim të masës shumë të nxehtë ajrore deri të premten do të jetë mot me diell dhe i nxehtë. Temperaturat e mëngjesit do të sillen prej 14 deri 24 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 34 deri 40 gradë.

Të shtunën kryesisht në orët e paradites do të jetë mot me diell dhe vranësira mesatare dhe kushte për destabilitet lokal me reshje të shkurtra të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima. UV indeksi do të jetë 8. Temperatura e mëngjesit do të sillet prej 15 deri 25, ndërsa ajo gjatë ditës prej 30 deri 38 gradë Celsius.

Rënie e temperaturave pritet të dielën, kur temperatura maksimale do të ngritët deri në 34 gradë. Moti do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe erë mesatare nga drejtimi verior.