Nuk do të ketë më qeveri teknike sipas marrëveshjes së Përzhinos

Shpërndaje

Mbaroi mandati i Qeverisë së dytë teknike, e cila, nëse vlerësohet sipas deklaratave të liderëve, me siguri do të jetë e fundit. Modeli i Qeverisë teknike parashikonte që 100 ditë para zgjedhjeve, partia opozitare të merrte përsipër Ministrinë e Brendshme, si vendimtare për zhvillimin e zgjedhjeve. Politologu Bllagojçe Atanasovski thotë se kjo lloj qeverie nuk funksionon sepse nuk ka kulturë politike. Sipas tij, do të jetë shumë më mirë nëse para zgjedhjeve një profesionist dhe jo një politikan emërohet në krye të Ministrisë së Brendshme.

“Në Ministrinë e Brendshme si organ që i zhvillon zgjedhjet në Maqedoni të kemi profesionistë të lartë, profesionistë që do të punojnë absolutisht në mënyrë jopartiake, të pavarur, profesional dhe bazuar në atë që të gjithë pjesëmarrësit politikë në një proces politik do t’i njohin rezultatet dhe ne nuk do të përballemi përsëri me mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve nga opozita… “– thotë Blagojce Atanasovski, analist politik.

Në Qeverinë teknike ishim dëshmitarë edhe të fërkimeve personale. Nënshkrimi i lidhur ishte arsye plotësuese për këtë. Shembuj më të shpeshtë të letërkëmbimeve publike kishte në MPB, mes ministrit teknik Naqe Çulev dhe zëvendësministres teknike Sllavjanka Petrovska. Sipas komunikologut Bojan Kordallov, Qeveria teknike mund të jetë e suksesshme vetëm nëse funksionarët punojnë në interes të qytetarëve.

„Vetë qytetarët mund të dallojnë, sipas rezultateve, sipas asaj që e bëri secili politikan, secili funksionar publik, nëse e ushtron mirë punën e tij ose jo. Kurdisjet politike, zënkat, më nuk dhezin. Ndoshta do të bëjnë ndonjë të mirë në afat të shkurtër, mirëpo kjo në afat të mesëm dhe të gjatë nuk do t’i sjellin rezultatet e dëshiruara.“- vlerëson Bojan Kordallov, specialist për marrëdhënie me opinionin dhe media të reja.

Qeveria e Përzhinës për herë të parë është formuar para zgjedhjeve të vitit 2016 si pjesë e marrëveshjes mes liderëve politikë dhe duhej të ketë mandat vetëm për ato zgjedhje. Në duelin e fundit televiziv, Zaevi dhe Mickoski u pajtuan se Qeveria teknike është jofunksionale dhe më nuk duhet të ekzistojë.