Objekti pa leje tek përmendorja e Hasan Prishtinës / Reagon këshilltari i Aleancës në Komunën e Çairit

Shpërndaje

Objekti paleje tek përmendorja e Hasan Prishtinës / Reagon këshilltari i Aleancës në Komunën e Çairit

Fatih Qaili në rrjetin e tij social Facebook shkruan:

Të gjithë e dijmë se askush nuk mundet me ndërtu një objekt të tillë pa e marrë “aminin” e komunës, sa për atë se kush është pronari i nderuar kryetar i komunës së Çairit është sekret publik emri i pronarit, por nëse ke dëshirë mund të të njoftojmë me pronarin e lokalit.

Në këtë vend nuk duhet të lejohet të ndërtohet asgjë, por të kthehet si ka qenë parku deri para 7-8 viteve dhe jo vetëm ky objekt por edhe kafeteritë ilegale që janë afër këtij objekti të largohen!

Shpresojmë se fyerjes që i bëhet përmendores së Hasan Prishtinës me pengesën që e shkaktojnë këto objekte ilegale ti vijë fundi.