Pacolli pozicionohet pro ndërtimit të Xhamisë në Prishtinë, falenderon Turqinë për donacionin

Shpërndaje

Ish- ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli thotë se askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e Xhamisë së re në Prishtinë.Sipas tij, arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Xhamija e Re,Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.

Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.Le të vazhdojmë të jemi kështu.