“Pare kemi boll, por na duam çaj e pite”, Gold Ag i kushton këngë diasporës

Shpërndaje

Reperi i njohur nga Presheva, Gold AG, ka lansuar projektin e tij të ri muzikor.

Kënga me titull “Diaspora”, të cilin e solli në bashkëpunim me Granit Ismajlin, këtë projekt e kompletoi edhe nga ana vizuale nga produksioni “Black Fish”., shkruan portali arbresh.info

Producent i kësaj kënge ishte Genc Prelvukaj dhe Granit Ismajli, për tekstin u kujdes Gold AG dhe Genc Prelvukaj, e përcolli me saksofon Murat Ismajli.

Gold AG ditë më parë kurorëzoi dashurinë e tij me martesë me bukuroshen nga Gjilani, Ermira Shkodra.

Të njëjtit mes tjerash realizuan edhe një fotosesion të ri në Prishtinë, si nuse e dhëndër.