Parregullsitë e para në zgjedhje: Votim familjar, mos respektim i masave, tensione…

Shpërndaje

Përpjekje për votime familjare, grupime, pjesmarje e personave të pa autorizuar në vendvotime dhe rast kur anëtarët e bordit zgjedhor nuk kanë respektuar masat për mbrojtje nga korona virusi, janë parregullsitë e para që janë regjistruar që nga fillimi i votimit në disa vend votime, informon Zhurnal.

Të gjitha këto vërejtje janë regjistruar nga vëzhguesit e organizatës qytetare, Civil.

Kryetari i kësaj organizate, Xhabir Deralla, në konferencën pas orës 8të ka publikuar dhe vendet ku janë regjistruar disa parregullsi të vogla, duke potencuar se ka patur pjesmarje të madhe në vendvotime ku janë vendosur 315 vëzhguesit e tyre.

“Në vendvotimin 836 në Koçan është vërejtur grupim të votuesve pa respektim të masave për mbrojtje, në vv 2873 në Çair, anëtarët e bordit zgjedhor nuk kanë respektuar masat për mbrojtje. Në Koçan është regjistruar përpjekje për votim familjar, i cili më pas është penguar nga bordi zgjedhor. Në vv 2042 në Brvenicë ka patur pjesmarje e personave të paautorizuar i cili është prezantuar si vëzhgues i ndonjë partie politike, por nuk ka qenë i autorizuar për këtë. Më pas është shkaktuar një tension i vogël por problemi ka qenë se dy persona nga bordi zgjedhor e kanë përkrahur të njejtin”, është shprehur Deralla.

Ai bëri të ditur se edhe gjatë ditës së djeshme janë regjistruar shumë raste të shkeljes së heshtjes zgjedhore.