Plas sherri edhe në BDl, kërkohet Talat Xhaferi ta kthejë mandatin, humbi në fshatin e tij (Foto)

Shpërndaje

Strukturat e BDl-së në njësinë numër pesë nuk janë edhe aq të kënaqura që nga mundi i tyre do të përfitojë më së shumti Talat Xhaferi, njoftojnë burime partiake. Sipas tyre, pakënaqësitë janë paraqitur pasi që janë shpallur rezultatet në fshatin Forinë të Gostivarit, fshati ku ka lindur dhe jeton Xhaferi.

Sipas rezultateve të para, në këtë fshat ka fituar koalicioni ASH-AAA, njëjtë si në fshatin fqinj Çegran.

Ky rezultat ka rrënuar pozitat e Talat Xhaferit në parti. Edhe pse ai ka garuar në njësinë zgjedhore numër 5, bashkëpartiakët vlerësojnë se Xhaferi si kryetar Parlamenti është dashur të tregojë ndikim dhe efekt më të madh edhe në rajonin e vetë në Gostivar.

Në rast se Xhaferi kthen mandatin, atëherë të mëdha janë gjasat që atë ta zëvendësojë ish deputeti Musa Ibrahimi, zëvendës drejtor aktual i Kadatstrës Republikane (foto më poshtë).