Presidenti Thaçi viziton familjen e Veselit

Shpërndaje

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, të martën mbrëma ka vizituar familjen e ish kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Presidenti Thaçi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se ju ka bërë vizitë prindërve të Veselit apo siç e quan ai “vëllanë e gjakut të luftës”.

“Mbrëmë, me bacën Fazli dhe nënën Ajshe, në shtëpinë e Kadriut, vëllait të gjakut të luftës”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, i pari i shtetit po vazhdon vizitat në familjet e dëshmorëve të luftës.