Programi i ri i BDl-së, “Copy Paste” e të vjetrit

Shpërndaje

Projekte të përshkruara nga njëri program në tjetrin dhe të tjera të fshira pa u realizuar gjatë mandatit të kaluar. Programi i BDI-së për këto zgjedhje është më pak voluminoz se ai i zgjedhjeve të vitit 2016. Aty, mes tjerash, si çështje të mbyllura konsiderohen:

– PËRFAQËSIMI I DREJTË DHE ADEKUAT NË INSTITUCIONE

– PËRDORIMI I GJUHËS SHQIPE

– TEATRI SHQIPTAR

Asnjëra nga këto procedura nuk ka përfunduar.

Në sferën e administratës publike, BDl-ja paralajmëron dy procese të premtuara nga LSDM-ja dhe tashmë të nisura nga përbërja aktuale e ekzekutivit “Optimizimin dhe riorganizim i institucioneve”.

PROGRAMI I BDl-SË 2020 – 2024

– REFORMA INSTITUCIONALE, REDUKTIM I INSTITUCIONEVE JOEFIKASE,

– INTEGRIM TË DISA INSPEKTORATEVE,

– OPTIMIZIM I INSTITUCIONEVE – KONSOLIDIM DHE INTEGRIM I DISA INSTITUCIONEVE, SI INSPEKTORATET, AGJENCITË E ZHVILLIMIT EKONOMIK DHE TRUPAT RREGULLATORË.

BDl-ja ka përshkruar nga programi i kaluar projektet e parealizuara dhe duke hequr dhe shtuar ndonjë fjalë premton përsëri infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore:

DY PROGRAMET E BDl-SË

– AUTOSTRADA KORRIDORI 8

– AUTOSTRADA KËRÇOVË-OHËR

– AUTOSTRADA GOSTIVAR – KËRÇOVË

– AUTOSTRADA TREBENISHTË – STRUGË

– AUTOSTRADA SHKUP – BLLACË

– RIKONSTRUIM I INFRASTRUKTURËS HEKURUDHORE SHKUP-KËRÇOVË

– NDËRTIMI I HEKURUDHËS KËRÇOVË-LIN

BDl-ja në program ripërsërit zotimet për rikonstruimin e spitalit klinik të Tetovës. Objekti i ri premtuar në mandatin e kaluar nuk u kompletua sipas premtimeve. Edhe në programin e kaluar, edhe në këtë program premtohet objekti i ri i spitalit të Kërçovës, gjë e cila nuk është realizuar për tre dekada. Premtohet edhe zhvillimi i Qendrës klinike Universitare. Premtimet janë përshkruar pothuajse fjalë për fjalë nga program i kaluar.

DY PROGRAMET E BDl-SË

– SPITALI KLINIK I TETOVËS,

– SPITALI I KËRÇOVËS

– QENDRA KLINIKE UNIVERSITARE

Zotime të përsëritura edhe nga programi i kaluar në këtë program janë edhe ata për zhvillimin e turizmit.

DY PROGRAMET E BDl-SË

– ZONA TURISTIKE ZHVILLIMORE TRESKA – SARAJ DHE NDËRTIMI I AQUA-PARKUT

Në program qëndron edhe zotimi për zhvillimi turistik të Kodrës së Diellit. BDl-ja si risi në këtë program për dallim nga ai i kaluari ka vendosur theksin në:

PROGRAMI I BDl-SË 2020 – 2024

– DEMOKRACIA KONSENSUALE

– VENTINGU

– DIGJITALIZIMI; EKONOMI DIGJITALE, ADMINISTRATË DIGJITALE

– GAZIFIKIM – SHKUP, TETOVË, GOSTIVAR, KËRÇOVË

BDl-ja kërkon sistem të ri zgjedhor për kryetarin e shtetit me paraqitje të kandidatëve, ose kandidat të përbashkët (konsensual), Kryetar shteti me nënkryetar, që vijnë nga dy bashkësi të ndryshme etnike; ose Kryetar të zgjedhur në parlament me dy shumica, etj./ALSAT/