Pse Naser Ziberi me disa shokë të treshit të tij i pengonin investimet në vendbanimet e Karshikakës

Shpërndaje

Nga, Dr.Nazmi Maliqi

Retro nga Arkivi i PPD-së, protokli i degës, nr. 0301, 04.12. 1998, Karshiakë. “Proçes verbal nga mbledhja e Kryesisë së degës së PPD-së në Karshiakë me Kryesinë Qendrore të PPD-së, mbajtur me 04 dhjetor 1998, në lokalet e shkollës fillore Alija Avdoviq në fshatin Batincë. Në këtë mbledhje nga gjithsejtë 15 anëtarë të Kryesisë Qendrore merrin pjesë tetë anëtar. Me mbledhjen udhëhoqi Kryetari i degës R. Xhaferi dhe Naser Zymberi sekretar gjeneral i PPD-së. (Unë si kandidat i pavarrur nuk iu bashkangjita kësaj jo kulture politike.) Zymberi pasi i falemderoi votuesit e Karshiakës, ceku se marrëveshja zgjedhore në mes PPD-PDSH, shumë shpejtë filloi të thehet nga vetë PDSH-ja. Marrëveshja u thye sidomos gjat hyrjes të PDSH-së në Qeveri edhe përpos faktit se PPD-ja kishte përparsi, me vet faktin se ka 14 deputet, dhe do të dëshëroja që Nazmi Maliqi të jet deputeti i 15 pesëmbëdhjetë i PPD-së. Në këtë mbledhje, Zymberi me anëtarët e Kryesitë Qendrore konstatuan se pas prishjes të marrëveshjes me PDSH-ën duhet të përkrahet parazervë Nazmi Maliqi ”. (Paramendoni në fillim të fushatës zgjedhore në një tubim në Kumanovë, në sallën e shkollës fillore “Bajram Shabani”, N. Zymberi kisht thënë “ Nazmi Maliqi ka ikur në Rusi”. Tani në Karshikë, për të mbuluar manipulimin dhe gënjeshtrën e tij, para partiakëve të PPD – së, publikisht më shpreh përkrahje. Naser Zymberit i pengonin investimet në vendbanimet e Karshikakës, Në përpilimin e listave zgjedhore në gazetën Veçer të datës 19-20 shtator 1998 faqe 7, Intervistë e Naser Zyberit Sekretar i përgjithashëm i PPD-së “ kisht deklaruar … Edhe po ta kishim me marrëveshje për njisin zgjedhore nr. 66 të Studeniçanit, Nazmi Maliqi nuk do të ishte kandidat.. . Edhe pse nga dega e Kumanovës ishte i propuzuar si i parë dhe i paraparë në Listën e proporcionit si përfaqsues dhe Kryetar i degës në Kumanovë ne u përcaktuam për të dytin ….”. Reagimi publik i imi ishte, Mos e ngatërroni himnin kombëtar shqiptar, me këngën Jovanko (Flaka, e hënë janar 1999, faqe 6 dhe Fakti, e mërkurë, 20 janar 1999, Reagim i Nazmi Maliqit pas largimit nga garat e mëtutjeshme zgjedhore: “Mos e ngatëroni himnin kombëtar shqiptar me këngën Jovanko”.

Kjo marrëveshje zgjedhore, e kishte edhe një dozë filtruese (diferencuese) kadrovike e kurdisur nga treshi udhëheqës i PPD-së. Prishja e Marrëveshjes PPD-PDSH-ë, u ndodhi përshkak të mosmarrëveshjeve në kombinatorikat kadrovike (foteljeve) për ministra, apo prishjes të llogarive konjukturale. Nga unë si kandidat i pavarurr, pas kësaj “përkrahëje”, pas këtij agjitimi të pakuptimt të kësaj pjese të Kryesisë Qendrore të PPD-së në krye me sekretarin gjeneral Naser Zymberi, dhe pas informatave të sigurta se do të ndodhnin incidente, po të humbëte në vota kandidati i PDSH-së, pasoi edhe dorëheqja ime nga garat e mëtutjeshme zgjedhore. Fitorja e postit të deputetit me ndonjë aktivist apo qytetar të lënduar përshkak të zgjedhjeve, dhe me probleme të mëtutjeshme, do të ishte mandat i panevoshëm për mua dhe popullatën e Karshiakës.