Rama e ka tërhequr zyrtarisht padinë ndaj Haradinajt (Foto)

Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nënshkruar tërheqjen nga padia ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

Dokumenti mban datën e sotme dhe firmën e kreut të qeverisë shqiptare.

Rama e paditi Haradinajn në janar të këtij viti për shpifje, lidhur me deklaratat që Haradinaj bëri se Rama po lobon për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.