Rama nxjerr videon: Policët në terren. Kush është i prekur nga Covid-19, s’duhet të thyejë karantinën

Shpërndaje

Në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, kreu i qeverisë, Edi Rama ka publikuar një video ku shihet se si policë në terren bëjnë verifikimin e personave të prekur me koronavirus, të cilët duhet të respektojnë karantinën, duke mos dalë nga shtëpia.

Rama theksoi se kush është i prekur nga COVID-19, nuk duhet të thyejë rregullat e karantinës

“Policia vazhdon punën dhe Covid-i gjithashtu😷, por këto mesazhe njerëzore nga takimet me punonjësit e policisë së shtetit shërbejnë për këdo. Kushdo që është i prekur nga Covid19 nuk duhet të thyejë rregullat dhe karantinën.👮 🚔 Policia i di të gjitha dhe kontrollet do të vijojnë👋! Shëndeti mbi të gjitha🙏”, shkruan Rama në profilin e tij.