Rama publikon foton e Thaçit: Askush nuk do të rishkruajë dot historinë e lirisë sonë

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ka cituar këtë të fundit pas deklaratës së tij të shtunën mbrëma.

“Askush nuk do ta rishkruajë dot historinë e lirisë sonë’’ ka thënë Thaçi dhe këtë Rama e ka postuar bashkë me foton e Presidentit të Kosovës nga pritja e djeshme në pikën kufitare të Morinës.

Rama menjëherë pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria e Hagë për Hashim Thaçin, vizitoi vetë Prishtinën ku u takua me të gjithë liderët politikë përveç Ramush Haradinajt.

Ndryshe, Thaçi u ftua për intervistim në Hagë pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi muajin e kaluar se, më 24 prill, ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër tij, kundër kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Në njoftimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar pretendohet se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme.

Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Thaçi, të shtunën përmes një konference i është drejtuar qytetarëve për çështjen e intervistimit nga Specialja, lidhur me aktakuzën e supozuar për krime lufte./Telegrafi/