Reagon Haradinaj – Stublla: Kërkimi i testit negativ për hyrjen nga Shqipëria, absurd!

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Jashtme, Meliza – Haradinaj – Stublla përmes një postimi të bërë në Facebook, propozimet për vendosjen e masave të reja në luftën kundër përhapjes së COVID-19, për të kërkuar test negative për hyrjen nga kufiri me Shqipërinë janë absurde.

Ky është postimi i plotë i saj:

Propozimet për shtim të masave duke kërkuar testin negativ për hyrje nga kufiri me Shqipërinë, janë absurde, thënë më së paku.

Është një numër i madh i qytetarëve tanë që veçse janë në Shqipëri, dhe në mungesë të testeve, është krejt absurde të vetëizolohen rreth 100,000 qytetarë, pa asnjë bazë.

Logjika e izolimit total kufitar, ka sjellur vetëm dëme, sidomos për ata që kanë nevojë për trajtim shëndetësor jashtë Kosovës! Unë do të votoj KUNDËR këtij propozimi.

Masat e rekomanduara nga IKSHP, duhet të respektohen maksimalisht nga qytetarët, por jo të izolohemi e të thellohet edhe më tej kriza.

Higjienë, distancë dhe maskë! Kaq e thjeshtë.