Rexhep Selimi: Avdullah Hoti shkoj ‘kot’ në Bruksel, Thaçi dhe Vuçiq kanë plane të tjera

Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje po e cilëson si të kotë dhe pa rezultat takimin Hoti-Vuçiq në BrukselKështu po thotë Shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi për Gazeta Blic.Selimi thekson se takimet tani për tani me Serbinë përveç që nuk japin rezultat, janë edhe të dëmshme.

Ai potencon se Hoti nuk ka ndikim në këtë çështje dhe se Thaçi dhe Vuçiq kanë plane të tjera në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.“Mendimi im është i njëjtë sikur para se të shkonte, ka gabur shumë që ka shku. Epiteti që ia kemi dhënë qeverisë si qeveri “Koti” edhe ky udhëtim ka qenë kot, dhe mirë që ishte kot, sepse po të kishte patur produktivitet do të ishte në dëm të Kosovës. Zoti Hoti është dashur ta dijë se ky udhëtim dhe takimet me Vuçiqin dhe Serbinë tash për tash përveç se janë pa rezultat për Kosovën mund të jenë edhe të dëmshme për Kosovën. Kështu që as nuk është vazhdim i bisedimeve as nisje e re e bisedimeve as nuk ka pas ndonjë marrëveshje të nënshkruar që ka shkuar dhe as nuk ka pasur ndikim në draftet e marrëveshjes. Prandaj dhe nuk kuptoj pse zoti Hoti ka shku atje kur në fakt nuk ka ndikim dhe ku në fakt Thaçi dhe Vuçiq kanë plane të tjera prej atyre që i proklamon zotri Hoti”.

Selimi tutje thekson se Hoti dje ishte i pabarabartë pasi vetëm pak kohë më parë hoqi edhe reciprocitetin me Serbinë.

“Nuk ka pas kushte dhe rrethana që Kosova të shkojë atje, shto këtu që Hoti ka pranuar të shkojë i pabarabartë. Para se të shkoj atje ka hequr reciprocitetin me Serbinë, që i bie ka hequr dorë nga barazia në bisedime. Në mënyrë të vetëdijshme ky ka shkuar inferior dhe i pabartë edhe kjo e bën akoma më të keq pozicionin e Kosovës ndaj Serbisë.”Takimi i djeshëm Hoti-Vuçiq në Bruksel, vjen pasi atij të dështuar më 27 qershor në Uashington.