Sela: Jemi para në Gostivar, Bogovinë, Negotinë, Haraçin, Studeniçan, presim të dalim fitues

Shpërndaje

Ziadin Sela ka thënë se deri tani ata rezultatet që i kanë marrë deri tani në pjesën më të madhe të komunave në zonë 6 koalicioni është duke fituar.

“Jemi përpara në Gostivar, Bogovinë, Negotinë, Vrapçishtë, Bërvenicë, Tearcë që është shumica e komunave që janë atje. Jemi duke pritur rezultatet prej Tetove aty rezultatet shkojnë barabartë dhe të balancuar, kuptohet që kemi korr sukses në Haraçinë dhe ajo është kthyer në bastionin e shqiptarëve, Gazi Babë dhe Kumanovën legjendare koalicioni është duke quar dhe është përpara dhe mos ta harroj Studeniçanin. Patjetër sic i keni digju edhe mjetet e informimit edhe në Saraj por atje ka ndodh fenomeni i mbushjes së kutive ne do t’i ankimojmë atje ca rezultate të cilët kanë ndodhë në disa fshatra dhe kupthet që presim rezultatet në mënyrë që koalicioni jonë të dalë fitues dhe dalim t’i fitojmë këto zgjedhje”, ka deklaruar kryetari i Aleancës për Shqiptare, Ziadin Sela.

.