Sela: Rrugën e Arbrit do ta bëjmë realitet

Shpërndaje

Aleanca për shqiptarët ka prezantuar platformën e saj parazgjedhore në Dibër. Kryetari Ziadin Sela tha se Dibra është rrënja e shqiptarisë, andaj është e madhe. Ndër të tjera ai shtoi se ndjen keqardhje kur sheh shtëpi boshe dhe shkolla pa fëmijë.

Rruga e Arbrit që ka për qëllim të bashkoj Arbrit nga Shkupi e Tetova, Gostivari, nëpërmjet Dibrës, në Tiranë e në Durrës, me Aleancën dhe Alternativën do të jetë realitet edhe për këtë pjesë në të cilën jetojnë shqiptarët. Kombi dhe shqiptaria ka kuptim kur ata komunikojnë lehtë me njëri tjetrin”-tha Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët.