Sela: Tash është koha që të bie edhe gjysma tjetër e regjimit

Shpërndaje

Përfundoi marshi protestues i koalicionit “Tash është koha” i quajtur “Marshi për demokraci”. Marshi kishte nisur nga parku i Çairit dhe përfundoi para zyrës së BE-së dhe Komisionit Shtetëror Zgjedhor nga ku përfaqësuesit e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kërkuan të dënohet, siç thonë ata vjedhja e votës shqiptare nga BDl-ja. Koalicioni “Tash është koha” kërkon që me ndihmën e BE-së të fillojë, siç thonë ata procesi i reformimit rrënjësor të Kodit Zgjedhor.

“Ne dhamë kontributin tonë që një pjesë e regjimit të bie në zgjedhjet e kaluara. Tash është koha që të bie edhe gjysma tjetër e regjimit. Njerëz dhe Komisione të tipit që përgatisin…manipulimin e zgjedhjeve mund t`i quajmë legal por legjitim në emër të shqiptarëve nuk mund të jenë”, deklaroi kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela.