Sela: Zullumin shqiptarëve ua solli BDl, nuk do të lejojmë rikthimin e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së

Shpërndaje

Shqiptarët e dinë zullumin në shtëpi ua solli BDl, duke mos mbrojtur interesat e shqiptarëve gjatë 18 viteve që ishte në pushte. Kështu porositi sot lideri i ASH, Ziadin Sela gjatë tubimit përmbyllës të fushatës zgjedhore në u mbajt në Shkup. Ai është shprehur se LSDM, kërkon vota nga shqiptarët me arsyetimin që të mos rikthehet VMRO-DPMNE, por sipas tij, shqiptarët janë ata që hoqën Gruevskin dhe VMRO dhe nuk do të lejojnë rikthimin e tyre.

“Njëherë ju thatë shqiptarëve që tua heqim Gruevskin dhe VMRO-në e tani u thoni na votoni se mos rikthehet Gruevski dhe VMRO-ja, a harroni se jeni bërë njësoj si ata? Ne Gruevskin dhe VMRO-në e hoqën shqiptarët, ata i hoqëm ne dhe unë i siguroj shqiptarët se ata nuk do të rikthehen por duke dhënë verdiktin tek ASH dhe tek Alternativa. Por, ne nëpërmjet kësaj vote nuk do të lejojnë Zaevin dhe LSDM-në që të bëheni si ata, sepse zullumi te shqiptarët ka ardhur sepse BDl-ja nuk i ka mbrojtur shqiptarët. E pikërisht ata të cilët dalin dhe vazhdojnë të kërkojnë shpatë në duar dhe harrojnë që 18 vite me radhë shpatën në dorë ua kanë dhënë shqiptarët për të vendosur për të mirën e shqiptarëve dhe Aliu e ka marrë këtë shpatë dhe i ka rënë familjes shqiptare në gjysmë”, deklaroi Sela, raporton News33.tv.

Ai ka përsëritur edhe njëherë se koncepti shoqëri për të gjithë është i rrejshëm, sepse shqiptarët vazhdojnë të jenë të diskriminuar në shtet, ndërsa premtoi se në 100 ditëshin e parë të pushtetit, do të ndryshojnë ligjin për gjuhën shqipe dhe ajo nuk do të quhet më gjuha që e flasin mbi 20% e popullatës.

“Koncepti i tyre shoqëri për të gjithë është i rrejshëm, shteti i përbashkët për të gjithë sepse tash është koha. Jemi bërë bashkë ne gjatë gjithë kësaj periudhe, e ju do t’i bëni bashkë shqiptarët më 15 korrik duke rrethuar numrin 5, në mënyrë plebishitare ta sjellim ndryshimin e këtë ndryshim e kërkojmë në emër të barazisë së plotë, sepse ne nuk jemi pakicë, ne jemi shumicë dhe tendencat e këtij për të asimiluar shqiptarët ne do t’i ndalojmë sepse tash është koha. Ne do t’i marrin votat dhe brenda 100 ditëve, gjuhës shqipe në Maqedoni nuk do t’i thonë gjuha që e flasin mbi 20% e popullatës por, do t’i thonë gjuha shqipe”, deklaroi Sela nga Shkupi.