Sërish shtrenjtohen derivatet e naftës

Shpërndaje

Nga sonte në mesnatë derivatet e naftës benzina dhe dizeli do të shiten me çmime më të larta. Kështu vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Sipas këtij trupi rregullator Euro Super BS 95 do të shtrenjtohet për një denar dhe do të shitet 61.5 denarë për litër.

Euro Super BS-98 shtrenjtohet për gjysmë denari dhe do të shitet 63.5 denarë për litër.

Ndërsa Euro Dizel shtrenjtohet për një denarë dhe do të shitet 53.5 denarë për litër.

Euro Super BS-95 do të shitet 61.5 denarë për litër.