Shqipëri, miratohet në Kuvend me 100 vota “pro” Reforma Zgjedhore

Shpërndaje

Është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, marrëveshja e 5 qershorit e arritur mes palëve politike për Reformën Zgjedhore.

Kjo marrëveshje është miratuar me voton pro të 100 deputetëve. Ndërkohë kanë qenë 6 deputetë që kanë votuar kundër kësaj marrëveshje të arritur më 5 qershor, ndërsa 3 deputetë të tjerë kanë qenë abstenim.

Marrëveshja mund të kalonte edhe me 84 vota, por PS-ja firmosi marrëveshjen me opozitën parlamentare pak ditë më parë dhe ajo u arrit me një konsensus të gjerë.