Shtetasit e Serbisë, Kosovës, Malit të Zi dhe BeH mund të kalojnë kufirin e Maqedonisë vetëm nëse posedojnë PCR test

Shpërndaje

Qeveria dje në mbrëmje miratoi kërkesën e Komisionit për Sëmundje Infektive e cila obligon shtetasit e Kosovës, Bosnjës, Malit Zi dhe Serbisë te cilët duan te hynë ne vendin tone, të kenë PCR test me rezultat negativ jo me te vjetër se 72 ore. Kjo mase nuk vlen për shtetasin e këtyre vendeve te cilët vetëm kalojnë transit në Maqedoni të Veriut.

Masa për PCR test nuk vlen për shtetasit e Maqedonisë. Qytetarët tanë mund të shkojnë në Kosovë, Serbi, Mal të Zi dhe Bosnje pa pasur nevojë për test negativ gjatë kthimit.

Qytetarët e shteteve të lartpërmendura të cilët vetëm kalojnë transit nuk mund të qëndrojnë më shumë se 5 orë në vendin tonë dhe nuk guxojnë të dalin nga autostrada apo rruga regjionale nëpër të cilën kalojnë.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë ditës së djeshme tha se prapa këtij propozimi nuk fshihen qëllime politike dhe se nuk bëhet presion ndaj Greqisë për të heq izolimin për shtetasit tanë.

“Nuk besoj se neve mund t’i bëjmë presion ndonjë vendi, aq sa ndonjë vend nuk mund të na bëj presion ndaj ne. Këto masa i kemi në bazë të informacioneve që i marrim nga këto vende ku gjendja është shumë më keq se në vendin tonë”, pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në raportin e fundit të Qendrës Evropiane për kontrollin e sëmundjeve rezulton se të gjitha vendet për të cilat Maqedonia e Veriut kërkon test PCR me rezultat negativ, në pjesën e dytë të qershorit kanë pasur incidencë shumë herë më të vogël se vendi jonë. Në Maqedoni të Veriut incidenca e rasteve të reja në 100 mijë banorë është 99.5, ndërsa vendet e rajonit kanë kurbë për 30 dhe 60 për qind më të ulët.

Në dy javët e fundit, përkatësisht pas hapjes së kufijve në Maqedoni të Veriut kanë frekuentuar rreth 49.050 qytetarë nga shtetet për të cilët kërkohet PCR test. Numri më i madh i tyre ka qenë nga Kosova 29. 495 qytetarë, Serbia 18.814 qytetarë, nga Bosnja 615 qytetarë ndërsa nga Mali i Zi vetëm 123 shtetas.