Skenar horror për shumë amerikanë: Trump humbet zgjedhjet dhe refuzon të largohet nga Shtëpia e Bardhë

Shpërndaje

Skenar horror për shumë amerikanë: Donald Trump humbet zgjedhjet presidenciale në nëntor – dhe refuzon të largohet nga Shtëpia e Bardhë.

Të paktën ai nuk dëshironte ta përjashtonte këtë në një intervistë në TV.

Presidenti amerikan Donald Trump mund të mos e pranojë një humbje të mundshme në zgjedhjet e 3 nëntorit.

I pyetur në një intervistë për Fox News nëse ai do të pranonte fitoren e sfiduesit të tij Joe Biden, Trumpi tha: “Ja ta shohim. Tani për tani nuk mund të them të them thjesht jo.” Duke shtuar: “Këtë do t’jua them kur të vijë koha.”

Megjithë vazhdimin e pandemisë së Coronës Trump e ka refuzuar mundësinë e votimit përmes votës postare.

Ai ritheksoi në intervistë qëndrimin e tij se përmes votës postare mund të “manipulohen” zgjedhjet edhe pse deri tani ai nuk ka asnjë provë konkrete për këtë dyshim.

Demokratët në opozitë e akuzojnë Trumpin se i përdorur paralajmërime të tilla për të justifikuar veten në mënyrë që të mos e pranojë rezultatin e zgjedhjeve.

Demokratët nga ana tyre janë pro votimit postar, sepse shpresojnë se në këtë mënyrë do të marrin pjesë në votime edhe më shumë mbështetës të tyre.

Veprim i pashembullt

Në historinë e re të Shteteve të Bashkuara nuk ka ndodhur kurrë që një president të refuzoi të japë dorëheqjen pas humbjes zgjedhore, edhe nëse rezultati i zgjedhjeve ka qenë i ngushtë. Prandaj nuk është e qartë se çfarë do të ndodhte në një rast të tillë. “Jam i bindur që ushtria do ta nxjerrë atë me forcë nga Shtëpia e Bardhë,” tha kohët e fundit kandidati demokrat për president Biden.

Sipas anketimeve aktuale Trumpi është qartësisht përpara. Por deri sa të zhvillohen zgjedhjet ka akoma tre muaj e gjysmë dhe parashikimet e demoskopëve ishin të gabuara edhe para fitores së Trumpit në vitin 2016./DW