Spasovski: Krahas pagave dhe pensioneve, do të rrisim edhe ndihmën sociale

Shpërndaje

Me ekonominë e re zhvillimore, do të ketë paga dhe pensione më të mëdha dhe mbështetje edhe më të madhe sociale për qytetarët, deklaroi bartësi i listës së kandidatëve për deputetë të koalicionit “Mundemi” në NJZ2, Oliver Spasovski.

“Ne po paralajmërojmë ndihmë më të lartë sociale për 34.000 familje, shtesa për fëmijë për 65.000 fëmijë, ndërtim të 777 njësive të strehimit social në të gjithë vendin. Ne kujdesemi për nevojat e njerëzve, ndërsa Mickoski dhe VMRO-DPMNE-ja kujdesen për nevojat e Nikolla Gruevski. Regjimi dëshiron që të rinovohet në mënyrë që të vjedhin përsëri, por ne i kemi orientuar paratë për qytetarët dhe ata do të votojnë për veten në këto zgjedhje, e jo për Gruevskin dhe Mickoskin”, prositi Spasovski.

Ai theksoi se kostot për noter dhe përmbarues janë zvogëluar, ndërsa 11 shkallë për kostot për përmbarim, plotësisht janë shfuqizuar.

Për mbështetje në krizën shëndetësore dhe ekonomike, theksoi ai, kartela pagesore vendore përveç personave me të ardhura të ulëta dhe të rinjtë, do të marrin edhe pensionistët, punëtorët e kompanive të falimentuar, të papunët – punëkërkues pasivë.