Taravari, apel aktivistëve të ASH-AAA dhe “të tjerëve”: Ndryshimi vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme

Shpërndaje

Me 15 korrik do të mbahen zgjedhjet e parakohshme Parlamentare në Maqedoninë e Veriut.Shefi i Shtabit Qëndror i ASH për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2020, Arben Taravari ju bëri thirje të gjithë aktivistëve të koalicionit ASH-AAA si dhe “të tjerëve” për të siguruar votën e lirë për qytetarët, sipas tij ndryshimi në vend vjen përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme:

“Të nderuar qytetarë,

Të nderuar aktivist të ASH&AAA,

Në emër të Shefit të Shtabit Qëndror të Aleancës për Shqiptarët për zgjedhjet e parakohshme Parlamentare 2020, ju lutem që qytetarët të mos kërcënohen, lërini që me zemër të votojnë për cilin ato mendojnë se e meritojnë të udhëhiqen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët janë plotësisht të vetëdijshëm se TASH ËSHTË KOHA!

Si qytetarë, ky apel shkon edhe për aktivistët e partive të tjera politike!

Kujdesuni për Shëndetin!

PAQE”- deklaroi Taravari.