Taravari: BDl-ja po kalon krizë nervore!

Shpërndaje

Sekretari Gjeneral i ASH-së, Arben Taravari përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar ndaj verprimeve të fundit të disa funksionarëve të BDl-së, të cilët, sipas tij, me veprimet e tyre të fundit po shprehin mlef ndaj qytetarëve dhe ndaj përfaqësuesve të ASH-së në disa vendbanime, përcjell in7.

Statusi i plotë i Taravarit:

“BDl-ja po kalon krizë nervore!

E paaftë për të pranuar humbjen është duke u hakmarrë në masë si për të mbyllur me turp karierën e saj pseudo-politike!

Në kuadër të këtyre amaneteve kriminale pas kryetarit të Bogovinës tani radha i ka ardhur Gostivarit! Kryetarin e degës së ASH-së, Jeton Selimi e kanë thirrur në polici duke i bërë terror psikologjik me pretekstin e bisedës informative!

Ndaloni këtë bandë të marrë se aq shumë e ka shtuar zullumin sa do e ketë fundin edhe më të turpshëm nga ç’e prisnim!”.