Taravari: Kemi komunikim me LSDM kurse me VMRO s’kemi asnjë kontaktë!

Shpërndaje

Në intervistën për Tv24 Sekretari i ASH-së Arben Taravari i pyetur nëse ka kontakte dhe oferta për krijimin e shumicës së re parlamentare, Taravari ka thënë: Kemi kontakte si zakonisht që kemi pasur me LSDM dhe normalisht vazhdojnë, jo për oferta por më shumë për të diskutuar shqetsimet për vjedhjen dhe manipulimin e votës, kurse me VMRO nuk kemi asnjë kontaktë, Taravari gjithashtu ka thënë se të gjitha opsionet janë të hapura për ta, por kushti kryesor është që BDl të mos jetë pjesë e mazhorancës parlamentare, duke ritheksuar qëndrimin se pas 18 vjetësh, duhet të ketë një ndryshim në bllokun politik shqiptar.