Taravari: Kemi vedosur ta ngrejmë zërin pasi institucionet janë të BDl-zuara

Shpërndaje

Arben Taravari në emisionin “ENTER” tha se në këto zgjedhje ka pasur keqpërdorime brutale. Sipas tij dihen grupet që disa herë kanë votuar dhe kanë fotografuar votën.

“Qëllimi i këtij marshi është që të dërgojmë porosinë. Mjaftë më me keqpërdorimin e votës shqiptare. Hajde dalim në gara dhe të votojmë, votimet të jenë korrekte dhe pa vjedhje. Nëse në institucionet shtetërore nuk mund ta gjejmë drejtësinë, në jemi të detyruar që drejtësinë ta kërkojmë në rrugë. Kemi vendosur që kësaj radhe ta ngremë zërin me të vetmin qëllim, të tregojmë se jemi të vetëdijshëm se ka keqpërdorime dhe se institucionet janë të BDl-zuara si dhe njerëzit të cilët kanë bërë keqpërdorime definitivisht duhet të përgjigjen. Nëse nuk përgjigjen unë e kam thënë se ne do të jemi peng i atyre njerëzve për katër vite”, ka deklaruar Taravari.

Sipas tij, komplet popullata do të jetë peng i njerëzve që ia kanë fituar zgjedhjet BDl-së.