Taravari paralajmëroi marsh protestues: Ne jemi të hapur për çdo kombinim nëse BDl shkon në opozitë

Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, njoftoi se sëbashku me partnerin e koalicionit Alternativa, do të zhvillojnë një marsh protestues të hënën e ardhëshme me mesazhin “mjaftë më”, në mënyrë që, siç tha ai, të shprehin revoltën e tyre kundër abuzimit të votave dhe mbushjes së kutive të votimit gjatë zgjedhjeve, nga BDl.

Siç njoftoi Taravari në TV 24, protesta do të fillojë nga Çairi në Shkup dhe është planifikuar të përfundojë përpara zyrës së BE në Shkup dhe përpara Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

“Mesazhi i marshit është – mjaft ishte mbushje kutishë, ti lëmë qytetarët të shprehin vullnetin e tyre politik”, tha Taravari, duke shtuar se ata kishin emra dhe mbiemra të vdekurish që kishin votuar dhe për këtë ishte informuar misioni i OSBE / ODIHR.

Sipas tij, në bllokun shqiptar është kryer vjedhje brutale e votave, për shkak të së cilës ata paraqitën ankesa në Gjykatën Administrative, për shkeljet e zgjedhjeve në Njësinë Zgjedhore Pesë dhe Gjashtë. Sidoqoftë, ai nuk beson se ato do të pranohen sepse, tha ai, në atë gjykatë ka gjykatës të afërt të BDl-së.