Tetovë, zyrat e KF “Shkëndija” kaplohen nga zjarri

Shpërndaje

Mbrëmë (12-korik) në ora 23 e 40 minuta, 42-vjeçari L.I. nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se në kulmin e zyrave të klubit futbollistik ,,Shkendija”, që gjendet me lokacion në qendër të Tetovës është përhapur zjarr.

Nuk ka pasur persona të lënduar, kurse me intervenim të Ekipit teritorial të zjarrfikësve të Tetovës, zjarri është lokalizuar në tërësi.

Gjatë ditës së sotme do të kryet edhe inspektimi në vendin e ngjarjes.