Thaçi falënderon qytetarët për mbështetjen: Më keni pritur krahëhapur

Shpërndaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka falënderuar qytetarët të cilët kishin dal për të pritur atë pas kthimit nga Haga.

Thaçi ka thënë se falënderon nga zemra qytetarët që në këtë kohë të pandemisë e kanë pritur atë krahëhapur.

“Një pandemisë, sot më keni pritur krahëhapur si gjithmonë. Mirënjohje dhe falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës tonë krenare. Gjithmonë me Ju”, ka shkruar Thaçi sipër fotografive të publikuara me qytetarë.

Ndryshe, kreu i shtetit, Hashim Thaçi, është kthyer sonte në Kosovë, pas intervistimit katër ditësh në Hagë. Thaçit e kanë mirëpritur qindra qytetarë, të cilët kishin me vete pankarta të ndryshme, si dhe flamuj kuq e zi e me simbole të UÇK-së.