Thaçi në Prekaz nderon Jasharin: Dielli do të lindë përsëri

Shpërndaje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Prekaz, me ç’rast ka bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari.

Ai ka thënë se dielli do të lindë përsëri, njofton ALBAZONE MEDIA.

“Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri”.