Ujësjellësi në Siniçan, banorët në protest, policia akoma në vend ngjarje (Video)

Shpërndaje

Edhe më tej disa orë pas urdhrit te prokurorisë për tërheqje dhe pas urdhrit të policisë për tërheqje, ekipet e policisë ende qëndrojnë mbi fshatin Bogovinë dhe nuk lejojnë vazhdimin e punimeve për sistemin e ujësjellësit në fshatin Siniçan.

Në vendngjarje është edhe kreu i Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili i cili apoelon që njësiti special të tërhiqen që të vazhdojnë punimet për ndërtinim e ujësjellësit.