Vetëvendosje kritikon qeverinë – e quan të krijuar nga Thaçi dhe të varur nga Lista Serbe

Shpërndaje

“Jo-legjitime, e krijuar nga Hashim Thaçi e varur nga Lista Serbe dhe që i bën kompromise Serbisë”.

Këto kanë qenë vetëm disa nga epitet që ia ka thënë Lëvizja Vetëvendosje – përsëri – qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti, e përbërë nga koalicioni në mes të Lidhjes Demokratike, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën, njofton ALBAZONE MEDIA.

“Sot kjo qeveri ka vetëm 59 vota, ndërsa dy votat e kontestuar i ka në procedurë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo qeverie ri-funkionalizojë Listën serbe. Kjo qeveri sot varet nga secila prej dhjetë votave të deputetëve të Listës serbe dhe lehtësisht e kontrolluar nga Beogradi. Kjo qeverie e krijuar për t’i shërbyer presidentit Thaçi në negociatat me Serbinë u mundësua edhe me ndërhyrjen direkte të këtij të fundit. Një ndër vendimet e para të Hotit, ishte heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë. Pra, vullnetarisht u hoq dorë nga mundësia për t’u trajtuar si palë e barabartë në negociatat me Serbinë”, ka thënë Arbërie Nagavic, nënkryetare e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes.

Nagavci tha se Kosova, saktësisht qeveria e saj aktuale, po i bën lëshime Serbisë derisa kjo e fundit vazhdon të mbajë qëndrim të njëjtë, agresor, ndaj Kosovës.