Visar Ademi: Nëse ankesat e opozitës provohen, mund të kemi përbërje të re parlamentare!

Shpërndaje

Ueb-faqja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, e cila është burimi themelor për monitorim të rezultateve zgjedhore, ditën e zgjehdjeve biente vazhdimisht. Gazetarët dhe opinioni me orë nuk kishin mund të marrin asnjë informatë nga KSHZ-ja. Analisti politik, Visar Ademi në një intervistë për TV GLOBI, thotë se është simptomatike për të gjithë procesin, kjo pasi sipas tij, që nga tenderimi i një kompanie softverike e cila një muaj para procesit zgjedhor e shiti softverin e saj, nuk kishte mundësi as të testohet mbi sulme eventuale.

“I gjithë procesi pastaj i asaj dite me rënien e faqes, çoi të lindin dyshime se mund të ketë patur keqpërdorime. Tani të gjitha këto gjëra që i shohim në Facebook që jepen informacione që nëpër vendvotime ku ka pasur vende tenikisht të pastra shqiptare, ka fituar VMRO-ja. Kishim një rast të tillë në fshatin Toplicë të Komunës së Vrapçishtit, apo edhe në raste tjera ku ka pasur votues të pastër etnik maqedon ka fituar BDI-ja. Këto hedhin dyshime mbi mbarëvajtjen e procesit, por qa më shumë për numërimin e votave”, deklaron analisti Ademi.

KSHZ duhet t’i merr parasyshë të gjitha ankimimet që i kanë partitë politike dhe të prononcohet nëse ka të vërteta mbi ato që qarkullojnë tani në Facebook, thotë Ademi dhe shton se, ky rezultat i ngushë zgjedhor mund të ndryshohet nëse ankesat do të provohen.

“Nuk i di ankimimet për çfarë janë. Nëse ato kanë ankimime të realta duhet të shikohen, nëse kanë provav mbi ankimimet që mund ta dëmtojnë procesin ose ndryshojnë rezultatin e zgjehdjeve, atëherë do të duhet të ri-numërohen manualisht, ose tek e fundit KSHZ-ja të jetë transparente mbi rezultatin. Por, përgjithësisht këto vota, këtë rezultat zgjedhor dhe me ankesat e pranuara, mund të kemi një përbërje të re parlamentare, sepse ndryshimi, margjina edhe te shqiptarët edhe te maqedonasit është shumë e vogël. Me marrjen e një deputeti dhe hedhjen te kontoja e tjetrit, mund të krijojë një sitstem të ri politik. Prandaj, e them edhe një herë nëse ankesat mund të marrin dy deputetë dhe ti çojnë te opozita, padyshim se do kemi ndryshim të të gjithë rrjedhës se kush e formon qeverinë e re”, tha Ademi në një intervistë për Tv.Globi