Voton Bilall Kasami: Votuam për të ardhmen euroatlantike dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë

Shpërndaje

Bilall Kasami, kryetari i Lëvizjes Besa, ka votuar sot në objektin e Gjimnazit ”Kiril Pejçinoviq” në Tetovë.

Në këtë qendër të votimit, Kasami është shoqëruar nga gruaja e tij. Ai gjithashtu para medias ka deklaruar se e drejta për të votuar është e drejtë për të zgjedhur një jetë më të mirë.

”Sot në rrethana të reja e shfrytëzuam të drejtën e garantuar kushtetuese, të drejtën për votim. Shteti, institucionet treguan kapacitet dhe përgatitje edhe në kohë pandemie serioze të organizojnë votim për mbrojtje të plotë të të gjithëve. Këto janë zgjedhje të rëndësishme, të rëndësishme për shtetin, të rëndësishme për të ardhmen tonë dhe të ardhmen e fëmijëve tonë, të rëndësishme për shëndetin tonë. Në këto zgjedhje vendosëm se çfarë shteti do të kemi në katër vitet e ardhshme, por edhe kush do të kujdeset për shëndetin tonë, kush do të na udhëheq drejt integrimit në BE”, ka deklaruar Kasami.

Ai më tej shton se qytetarët do të përkrahin konceptin që çon përpara, që çon drejt integrimeve në vend të izolimit dhe se pas formimit të shumicës së re, hapërimi vazhdon edhe më më shumë, edhe më mirë.