Zaev: Jemi në epërsi me 3 deputet kundrejtë VMRO-së

Shpërndaje

Në konferencën për shtyp të mbajtur nga lideri i LSDM-së Zoran Zaev me rastin e përfundimit të procesit zgjedhor, ai ka thënë se si koalicion janë në epërsi kundrejt VMRO-së për 3 mandate.

Ndërkohë që ka falenderuar të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë në këtë fushatë parazgjedhore.

Sipas tij, qytetarët kanë votuar për të ardhme të sigurt, për rend dhe drejtësi, për një të ardhme më të mirë dhe se rrezikut, siç thotë Zaev, i kemi thënë jo.

“Kishim zgjedhje ashtu siç i ngjan një vendi anëtar të NATO-s, dhe që shkon drejt BE-së. Zgjedhje të qeta, të lira dhe demokratike, të sigurta dhe bashkëkohore. Ju falënderoj të gjithëve të cilët ishit pjesëmarrës aktiv në këtë kapitull të ri të demokracisë bashkëkohore”, tha Zaev.