Zaev nga Struga: Të qëndrojmë në rrugën e duhur, regjimi nuk do të kthehet më kurrë

Shpërndaje

Le të qëndrojmë në rrugën e duhur. Ne kemi vërtetuar se mundemi, ndërsa mund të bëjmë edhe më tepër edhe më mirë. Jo vetëm që i arritëm qëllimet, por ndërtuam edhe miqësi. Sot jemi anëtare të NATO-s dhe vend me vendim për të filluar negociatat, ndërsa 25 vite kemi pritur anëtarësimin në Aleancë dhe për 15 vjet jemi vend-kandidat për BE-në”, tha sonte lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në tribunën qytetare në Strugë, Zaev theksoi se të gjitha frontet janë të hapura para nesh dhe të gjitha sheshet i kemi para duarve, ndërsa kthimi i regjimit nuk do të ndodhë më.

Në 2.5 vitet e kaluara, tha Zaev, janë marrë vendime të guximshme pa llogaritur vlerësimet personale dhe partiake.

Në tribunën, ku morën pjesë edhe bartësja e listës në NJZ 5, Radmilla Shekerinska, si dhe kandidati për deputet nga Struga Jovan Mitreski, i pari foli kryetari i PIE, Fiat Canovski./MIA