Zaev nga tubimi qëndror në Shkup i përgjigjet shqip BDl-së: PSE JO NË OPOZITË!

Shpërndaje

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka vazhduar të jetë i ashpër ndaj BDl-së. Kësaj rradhe në tubimin qëndror në Shkup të mbajtur kreu social demokrat i ka dërguar porosi partnerit të deritanishëm BDl-së edhe në gjuhën shqipe se është momenti që kjo e fundit të shkoj në opozitë.

Zaev madje theksoi se është e pamundur të rritet ekonomia dhe reformimi i arsimit me BDl-në për shkak se siç tha kjo parti ska kapacitet, raporton Zyrtare.net

“BDl kalon në opozitë, PSE JO BDl në opozitë, (e thotë në gjuhën shqipe), ne jemi njerëz të mirë duam bashkëpunim por nuk mund ti siguroni qytetarët se do të punoni në shtëpi se do ta ktheni shtetin e së drejtës ashtu siç duam me BDl-në në Qeveri, nuk mund ta rrisim ekonominë sepse ata nuk kanë kapacitet si parti politike, nuk mund ta reformoni arismin sepse atyre nuk u intereson të rinjët dhe e ardhmja”, ka thënë Zaev.

Zaev para qytetarëve theksoi se gjatë këtij mandati do të koncentrohet në planin e brendshëm pasi tashmë çështja e NATO-së dhe BE-së thuajse janë të kryera.