Zaev: SHBA-ja është partneri ynë më i madh në ndërtimin e shtetit stabil demokratik

Shpërndaje

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dërgoi një mesazh urimi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës – 4 Korriku.

Zaevi në urimin e tij, kujtoi se më 4 korrik të vitit 1776, para 244 vjetëve, u miratua Deklarata e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dita e Pavarësisë, shkruan Zaev, është festa më e madhe në SHBA dhe është gjithashtu një mundësi e shkëlqyeshme për të festuar vlerat dhe idealet demokratike që janë themeli i SHBA-së dhe të cilat janë baza e përbashkët e miqësisë sonë të ngushtë dhe partneritetit strategjik.

“Që nga pavarësia jonë e deri më sot, ne nuk kemi pasur një partner dhe mbështetës më të madh dhe më të përkushtuar sesa SHBA-ja. Ata kanë qenë gjithmonë me ne, dhe kur ishte e vështirë për ne, ata na dhanë ndihmë dhe mbështetje për të kapërcyer trazirat dhe problemet me të cilat u përballëm. Gjithmonë kanë qenë me ne kur kemi arritur sukses dhe kur kemi festuar, sepse gëzimi i përbashkët me miqtë e sinqertë është gëzim më i madh, ndërsa suksesi i ndarë është sukses më i madh”, shkruan lideri i LSDM-së.