Zaev: VMRO-DPMNE dhe BDI nxisin nacionalizëm

Shpërndaje

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev nga Gostivari tha se në mandatin e kaluar dëshmuan guxim dhe mbyllën çështjet që hapën perspektivën e vendit. Tha se në tre vitet e kaluara nuk ka pasur konflikte ndëretnike dhe vrasje e rrahje mes nxënësve. Zaev shtoi se VMRO dhe BDl e keqpërdorin nacionalizmin vetëm për zgjedhje.

Ti pyes, pse BDl nuk e sollët ligjin për gjuhët 11 vite ku ishit me Nikolla Gruevskin, çka ju mungonte, një periudhë kishit 20 mendate, pse nuk e sollët, sepse nuk kishit guxim, kalkulonit të mbeteni në pushtet, nuk mund të bindnit Guvskin, jo duhej të vijë Zaevi dhe koncepti një shoqëri për të gjithë. Kërcënimet nga nacionalistët dhe shovinistët e tillë nuk ishin të lehta për deputetët maqedonas”-tha kreu i LSDM, Zoran Zaev.