Zekiri siguron administratorët shqiptarë: BDl nuk mund të ju kërcënojë, votoni partinë që doni!

Shpërndaje

Sonte bashkë me kryetarin Zoran Zaev dhe bartësit e Njësisë Zgjedhore 2, Oliver Spasovski dhe Sanja Lukarevska bashkëbiseduam me qytetarët e Komunës së Gazi Babës.

Nga këtu porosita të gjithë të punësuarit në administratën publike se askush nuk mund ti ndëshkoj ata pse nuk do të votojnë për BDI-në:

“BDl ka filluar me kërcnime dhe shantazhime të rinjëve shqiptarë të punësuar në administratë. Ju siguroj dhe garantoj të gjithë Juve se as një qime e flokut nuk do t’ju mungojë pas 15 korrikut. Ju bëj thirrje të gjithë të punësuarve në administratë të dilni të votoni sipas bindjes tuaj. Të votoni për ata që mendoni se do t’ju përfaqësojnë më së miri.”

#Mundemi #EdheMëShumë #EdheMëMirë